Pa Ronaldon

Futboll

Pa Ronaldon

Më: 17 prill 2021 Në ora: 13:24
E fundit, Cristiano Ronaldo mungon ndaj Atalantas, kjo është arsyeja

E fundit, Cristiano Ronaldo mungon ndaj Atalantas, kjo është arsyeja!

Juventusin e pret një ndeshje shumë e vështirë nesër. Kampionët e Italisë, të cilët po luftojnë për një biletë në Champions League, do të përballen në Bergamo me Atalantën e Gasperinit, sfidë që nis prej orës 15:00.

Trajneri i bardhezinjve, Andrea Pirlo ka marrë një lajm të keq paraditen e sotme. Cristiano Ronaldo ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshë dhe do të mungojë në një nga sfidat më të forta të kampionatit.

“Ronaldo nuk do të luajë nesër, nuk ia ka dalë të rikuperohet, kështu që është tepër e rrezikshme ta marrim me vete në Bergamo. Tre ndeshjet që luajti me Portugalinë patën ndikimin e vet“, deklaroi Pirlo në konferencën për shtypin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat