​Serie A, ja ndeshjet e sotme

Futboll

​Serie A, ja ndeshjet e sotme

Më: 17 prill 2021 Në ora: 13:49
​Serie A

Liga italiane e njohur ndryshe me emrin Serie A, rikthehet sot me disa takime interesante në kuadër të xhiros së 31.

Ndeshje interesante do të jetë mes Cagliarit dhe Parmas, ku të dy skuadrat janë duke luftuar për mbijetesë.

Pas 30 xhirosh, Cagliari zë vendin e 18 në tabelë, me pesë fitore, shtatë barazime dhe 18 humbje, duke arkëtuar 22 pikë.

Në anën tjetër, me dy pikë më pak se Cagliari, skuadra e Parmas gjendet në pozitën e 19, me vetëm tri fitore, 11 barazime dhe gjashtë humbje, ku ka arkëtuar gjithsej 20 pikë.

Programi i ndeshjeve në Serie A vazhdon si më poshtë.

15:00 Crotone (20) – Udinese (12) (Stadiumi Ezio Scida)

15:00 Sampdoria (10) – Verona (9) (Stadiumi Luigi Ferraris)

18:00 Sassuolo (8) – Fiorentina (15) (Stadiumi Mapei-Citta del Tricolore)

20:45 Cagliari (18) – Parma (19) (Stadiumi Sardegna Arena)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat