Bardhi tregon eksperiencën e tij

Futboll

Bardhi tregon eksperiencën e tij

Më: 18 prill 2021 Në ora: 00:18
Bardhi tregon eksperiencën e tij

Gjithçka është gati për startin e kursit të radhës për video-analist futbolli, që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Më datë 19 prill në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, do të nisë edicioni i tretë i këtij kursi që ka për synim formimin e një figure profesionale gjithmonë e më të kërkuar në futbollin ndërkombëtar. Siç është bërë e ditur tashmë, kursi që do të udhëhiqet nga drejtuesi i Departamentit të Analizës, Skautizmit dhe Inovacionit në FSHF, Alarico Rossi.

 

Një thirrje për të gjithë të interesuarit, që duan të bëhen pjesë e botës së bukur të futbollit na vjen nga video-analisti i ekipit Kombëtar U-19, Fatjon Bardhi.

Në mesazhin e tij për Fshf.org, Bardhi tregon eksperiencën e tij dhe të gjithë të rinjtë e interesuar të bëhen pjesë e kësaj risie, që shumë shpejt do të shndërrohet në një profesion të mirëfilltë edhe në futbollin tonë.

“Nëse ende jeni të pavendosur nëse duhet apo jo të merrini pjesë në kursin e video-analistëve të rinj, po ju jap disa motive pse duhet të jeni aty: së pari profesioni i video-analistit, duke u nisur nga bota anglosaksone, ka marrë një hov të jashtëzakonshëm dhe është shtrirë në të gjithë Europën dhe natyrisht ka trokitur edhe në dyert e futbollit tonë.

Prandaj pse të mos jeni dhe ju pionierë të këtij lajmi te ri, te këtij zanati të ri? Në kurs ka materiale të cilat janë të mirë-strukturuara, materiale të cilat janë ndërtuar më së miri dhe të ndihmojnë jo vetëm të njohësh bazat e video-analizës, por edhe të hedhësh një hap të sigurt drejt këtij profesioni të ri. Ju mirëpres të gjithëve dhe ju ftoj të hiqni çdo dyshim. Duhet të jeni pjesë e kursit për video-analistët e rinj”, – shprehet Bardhi.

Video-analisti është një figurë e pranishme në të gjithë stafet e nivelit profesionist në futbollin ndërkombëtar, prandaj dhe Federata Shqiptare e Futbollit është angazhuar në përfshirjen e kësaj figure profesionale në të gjitha stafet e Kategorisë Superiore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat