Ndahet me Bayernin?!

Futboll

Ndahet me Bayernin?!

Më: 18 prill 2021 Në ora: 12:52
Ndahet me Bayernin?!

Me 7 pikë diferencë në krye, kur kanë mbetur edhe 5 javë deri në fund të kampionatit, Bayerni i Mynihut vrapon i sigurt drejt titullit të 9 kampion radhazi në Bundesligën gjermane, njëkohësisht i dyti në po kaq sezone me Hansi Flick në pankinë.

Ky i fundit u bë trajneri i parë i bavarezëve më nëntor të 2019-ës, kur mori vendin e të shkarkuarit Niko Kovac dhe në thuajse dy sezone ia ka dalë të fitojë gjithçka me Bayernin, por kjo nuk mjafton që të vijojë ende karrierën në “Allianz Stadium”.

Ka qenë vetë 56-vjeçari Flick, që në përfundim të ndeshjes ndaj Wolfsburgut në transfertë, pranoi se ka vendosur që të largohet nga Bayerni i Mynihut në fund të sezonit dhe se këtë vullnet të tij ua ka komunikuar edhe lojtarëve.

“Morëm një tjetër fitore të vështirë, por të rëndësishme në rrugën tonë drejt titullit kampion. Në fund të sezonit kam vendosur të mbyll bashkëpunimin me Bayernin dhe këtë ua kam komunikuar edhe futbollistëve. Shpresoj shumë që ta mbyll eksperiencën time këtu me titullin kampion”, deklaroi Flick.

Shkaku i divorcit të teknikut 56-vjeçar me Bayernin duket se lidhet me një debat mes tij dhe drejtuesit të klubit bavarez, Hasan Salihamixhiq, ndërsa mediat gjermane raportojnë se me shumë gjasa Hansi Flick do të ulet në pankinën e Gjermanisë menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat