Gati për Evropë

Futboll

Gati për Evropë

Më: 18 prill 2021 Në ora: 13:14
Gati për Evropë

Drejtori Sporitv i Vllaznisë, Matko Djarmati ishte në një lidhje direkte me emisionin ‘Gol pas Goli” në Supersport, në prag të ndeshjes me Apoloninë, ku foli për licencimin e shkodranëve në Europë dhe projektin për vitin e ardhshëm.

Sa i kënaqur jeni që tani e keni marrë edhe licencimin për të luajtur në Kupat e Europës?

Kemi marrë licensimin nga FSHF, kemi kaluar proceset për të dhe jemi gati për Europë. E shoh si një shtysë për të shkuar përpara dhe djemtë do të shkojnë përpara. Unë nuk e shoh kurrë sportin në këtë mënyrë se çfarë do të ndodhë, unë shoh vetëm pozitiv dhe Kupat e Europës nuk do të rrezikohen.

A do të jeni sërish edhe vitin e ardhshëm në Shkodër dhe a keni tashmë një projekt për sezonin e ri?
Ne patjetër kemi bërë projekt për vitin tjetër, por edhe puna ime varet nga rezultatet, pasi nëse ne fitojmë unë qëndroj. Nuk e di si mund të përgjigjem nëse do të kemi drejtor sportiv të ri ose jo.

Cilët janë emrat më interesantë, për të cilët mund të merrni oferta të rëndësishme gjatë verës?
Adili, Gurishta, Isaevski, Da Silva, etj., por tregu vendos se çfarë do të bëhet. Këta janë lojtarët më interesantë, por të shohim nëse do të marrim ndonjë ofertë interesante, apo do të zgjatim bashkëpunimin me ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat