Nuhiu: Ishim më kërkues në pjesën e dytë

Futboll

Nuhiu: Ishim më kërkues në pjesën e dytë

Më: 18 prill 2021 Në ora: 17:42
Nuhiu: Ishim më kërkues në pjesën e dytë

Me dy ndeshjet e ditës së sotme është përmbyllur edhe xhiroja e 29-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Klubi Futbollistik “Drita” ka arritur fitore të madhe në Mitrovicë kundër Trepcës ’89.

Ndeshje përfundoi me rezultatin minimal 0-1, me golin e shënuar nga sulmuesi anësor, Festim Alidema, nga pika e bardhë.

Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i “bardhekaltërve”, Ardian Nuhiu.

“Ishim më kërkues në pjesën e dytë të lojës për dallim nga pjesa e parë. U thash futbollistëve që duhet ta ruajmë qetësinë dhe durimin sepse rastet do të vijnë.

Në u mbajtëm në lojë në pjesën e parë nga një pritje e portierit Maloku, ndërkohë në pjesën e dytë krijuam disa raste dhe goli erdhi në momentin e duhur. Kjo ishte një fitore e madhe duhet pranuar, por kemi ende shumë punë për të bërë deri në realizimin e objektivit”, shtoi Nuhiu.

Drita është lidere e Superligës me 64 pikë të grumbulluara pas 29 xhirove të luajtura.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat