Gruda: Luaj kudo për ekipin

Futboll

Gruda: Luaj kudo për ekipin

Më: 18 prill 2021 Në ora: 20:18
Gruda: Luaj kudo për ekipin

Ildi Gruda luajti sot ndeshjen e parë si titullar me fanellën e Teutës në këtë sezon, duke zënë vendin e Krasniqit.

Një zgjedhje që u duk e çuditshme, por që rezultoi e duhura për durrsakët, pasi pikërisht ai fitoi penalltinë për fitoren 1-0 të skuadrës së tij. Lojtari shpjegoi pas sfidës për “SuperSport” se ishte pozicioni i tij i preferuar në fushë, por sakrifikohej edhe në krahë nëse i kërkohej një gjë e tillë.

“Trajneri më kërkoi të jap më të mirën, do të luaj në krah e sulm e të bëjë më të mirën për ekipin tim.

Roli im i preferuar është në sulm por edhe në krah nuk ndjehem keq, kam më shumë hapësira.

Me Krasniqin shkojmë mirë, jemi shokë të mirë, thjesht është zgjedhje e trajnerit.

Kemi shumë raste por nuk jemi vendimtarë para, duhet të punojmë më shumë për t’u përmirësuar”, tha Gruda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat