Cavani njofton Unitedin se do largohet në verë

Futboll

Cavani njofton Unitedin se do largohet në verë

Më: 19 prill 2021 Në ora: 21:05
Edinson Cavani

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Edinson Cavani ka informuar klubin se nuk do ta rinovojë kontratën në “Old Trafford” dhe do largohet në verë.

34-vjeçari ka impresionuar me “Djajtë e Kuq” duke shënuar 10 gola në 31 paraqitje këtë edicion.

United dëshiron ta mbajë Cavanin duke ia vazhduar kontratën edhe për 12 muaj, por uruguaiani nuk është përshtatur në klub dhe nuk e ka parë familjen që nga tetori andaj dëshiron largimin.

Sipas medias argjentinase, Doble Amarilla, sulmuesi i ka treguar klubit pas fitores ndaj Burnley se do largohet.

Boca Juniors është duke prirë në garën për nënshkrimin me Cavanin.

Nga ana tjetër, për Unitedin largimi i Cavanit nuk do jetë i mirë, ngase klubi është i detyruar të gjejë pasuesin dhe të shpenzojë një vlerë të lartë për një qendërsulmues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat