Tottenham me trajner të ri

Futboll

Tottenham me trajner të ri

Më: 20 prill 2021 Në ora: 11:49
Ryan Mason

Pas largimit të Jose Mourinhos, Totenhem ka emëruar si trajner të ri Ryan Mason.

Mason është një njohje e skuadrës londineze pasi më parë ka luajtur për këtë ekip, por ka qenë pjesë edhe si trajner, ku ishte si asistent i skuadrës së parë sezonin e kaluar, gjithashtu ka qenë pjesë edhe si trajner i të rinjve të Totenhemit.

Mezon aktualisht është 29-vjeç dhe e la futbollin përpara dy vitesh për arsye të një dëmtimi në kokë dhe mjekët i kishin bërë thirrje për të mos mos luajtur më për arsye të rreziqeve të shumta që mund të kishte me kalimin e kohës.

Lajmin e emërimit në stolin e klubit të Totenhemit e ka bërë vetë publike skuadra londineze teksa deklaron se britaniku do të ushtrojë detyrën e teknikut deri në fundin e sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat