Bayerni parakalon Realin

Futboll

Bayerni parakalon Realin

Më: 20 prill 2021 Në ora: 12:26
Bayerni parakalon Realin

E ardhmja e Edoardo Camavingas mund të jetë më afër Bayernit të Mynchen sesa Real Madridit. “France Football” zbulon se ekipi gjerman po bën presion për të nënshkruar me lojtarin 18-vjeçar të Rennes.

Në fakt, tashmë ka zëra se kanë nisur bisedimet konkrete me lojtarin që konsiderohet një nga të talentët më premtues të futbollit europian.

“France Football” shpjegon më tej se Bayerni shpreson të bindë Rennes në javët e ardhshme për të marrë Camavingan, i cili konsiderohej nga trajneri i “Los Blancos”, Zidane, futbollisti ideal për të qenë alternativë e Casemiros.

Camavinga e përfundon kontratën e tij me Rennes në vitin 2022 dhe nuk ka ndërmend do të rinovojë, kështu që ai mund të largohet këtë verë.

Deri vonë, fati i tij dukej të ishte Reali i Madrid, por Bayerni është shfaqur në skenën e merkatos me prepotencë, pasi blerja e Florian Neuhaus është vështirësuar shumë nga kërkesa e lartë financiare e Borussias së Mönchengladbach për lojtarin (kërkon 45 milionë euro për mesfushorin).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat