Guardiola për Superligën Evropiane

Futboll

Guardiola për Superligën Evropiane

Më: 20 prill 2021 Në ora: 14:58
Guardiola për Superligën Evropiane

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola foli në konferencë për media para ndeshjes së nesërme ndaj Aston Villas në udhëtim.

Ai nuk i shpëtoi as pyetjeve për Superligën Evropiane.

Guardiola “godet” Superligën: Sporti nuk është sport kur suksesi është i garantuar

Ai tha se nuk e di plotësisht dhe do të flet kur të ketë informacion të plotë.

“Nuk e di plotësisht. Unë mbështes klubin tim, unë jam pjesë e këtij klubi, i njoh njerëzit por kam edhe mendimin tim dhe do të jem i qartë kur të kem informacion të plotë” – u shpreh Guardiola.

Kujtojmë se pjesë e 12 klubeve themeluese të Superligës Evropiane është edhe Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat