Nuk ia hap telefonin

Futboll

Nuk ia hap telefonin

Më: 20 prill 2021 Në ora: 18:08
Rummenige e Agnelli

Drejtori i Përgjithshëm i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge, ka thënë se ai po përpiqet të flasë me presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli, por ai nuk e ka hapur telefonin në thirrjet që ia ka bërë.

Bayern Munich ka refuzuar mundësinë për t’u bashkuar në Superligën Evropiane,  duke këmbëngulur  se Liga e Kampionëve është gara më e mirë në botë.

“Doja të flisja me Agnelli, por nuk arrita ta marr në telefon. Unë nuk i di motivimet e tij dhe nuk dua ta kritikoj atë pa e ditur. Ndoshta ka një arsye që nuk e di”, ka thënë Rummenigge për Il Corriere della Sera.

Juventusi është mes 12 klubeve që themeluan Superligën Evropiane të dielën, me Agnellin është emëruar nënkryetar i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat