Tension te Bayerni

Futboll

Tension te Bayerni

Më: 20 prill 2021 Në ora: 19:47
Tension te Bayerni

Pavarësisht se titulli i radhës në Bundesliga është shumë afër, te Bayern Munich tensioni është shumë i lartë pas deklaratave të Hansi Flick për t’u larguar në fund të sezonit nga klubi kampion i botës.

Arsyeja kryesore për këtë vendim të marrë nga trajneri 56-vjeçar duket se është mosmarrëveshja me drejtorin sportiv Salihamidzic, i cili nuk është konsultuar me trajnerin për disa vendime të merkatos.

Mbi të gjitha largimi i Thiago Alcantara-s në verë dhe se nuk ka arritur një marrëveshje me Alaba dhe Boateng, të cilët do të largohen në fund të sezonit. Më pas nuk kanë munguar as pëprlasjet verbale mes të dyve në dhomat e zhveshjes të bavarezëve.

Tifozët kanë shfajësuar trajnerin më fitues në historinë e Bayern-it në një vit kalendarik dhe kanë drejtuar gishtin kundër drejtorit sportiv.

“Si tifozë, ortakë dhe mbështetës të Bayern-it, e konsiderojmë të papranueshme mënyrën si është trajtuar trajneri më i mirë i botës! Ka marrë drejtimin e skuadrës në një situatë të vështirë dhe ka marrë maksimumin nga ekipi: 6 tituj!”, shkruajnë tifozët në rrjetet sociale, duke i dërguar edhe një peticion klubit për të shkarkuar Salihamidzic.

Janë grumbulluar tetë mijë firma në total.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat