Alaba është i Real Madridit

Futboll

Alaba është i Real Madridit

Më: 20 prill 2021 Në ora: 23:51
David Alaba

David Alaba do ta veshë fanellën e Real Madridit nga sezoni ardhshëm.

Kështu raportojnë mediat gjermane, sipas të cilave, futbollisti tashmë ka zgjidhur gjithçka me Realin.

Raportohet se Alaba ka arritur marrëveshje 5-vjeçare me Real Madridin, që do ta mbajë atë në “Santiago Bernabeu” deri më 2026.

Ai pritet të nënshkruajë kontratën javët e ardhshme.

Alaba u kërkua edhe nga Barcelona, por gjithmonë opsioni parë ishte Reali.

Ai do t’i bashkohet klubit të Los Blancos me zero euro, pasi në qershor i skadon kontrata me Bayern Munichun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat