Pioli me telashe

Futboll

Pioli me telashe

Më: 21 prill 2021 Në ora: 11:15
Pioli me telashe

Pas fitores së vështirë kundër Genoas, Milani po kërkon suksesin e dytë radhazi në “San Siro”, në përpjekje për të siguruar zonën e Ligës së Kampionëve në Serie A. Kundërshtari është Sasuolo, që nuk ka shumë për të kërkuar nga ky kampionat.

Ka kaq shumë dyshime për trajnerin Stefano Pioli lidhur me formacionin. Ai duhet të merret me problemet fizike të Benacer, Çalhanoglu, Teo Hernandez dhe Ibrahimoviçit.

Në mesfushë, pra, Meité mund ta shihte veten pranë Kesié, ndërsa në sulm po shkohet drejt konfirmimit të Rafael Leao. Alternativa është Rebiç, me Krunic në mbështetje.

Në mbrojtje, Hernandez duhet të shtrëngojë dhëmbët, ndërsa Dalot është ende favorit ndaj Kalabria, që është rikuperuar. Romanjoli do të fillojë nga stoli,ndërsa Kjaer dhe Tomori do të luajnë si titullarë. Sfida Milani-Sasuolo, do të nis në orën 18.30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat