Perez kërcënon

Futboll

Perez kërcënon

Më: 21 prill 2021 Në ora: 11:38
Perez kërcënon

Një paralajmërim i fortë ka ardhur nga presidenti i Superligës Evropiane, Florentino Perez, vetëm një ditë pasi që secili nga klubet angleze që u regjistruan për Superligën Evropiane, njoftuan se ata kishin ndryshuar mendje.

Por, presidenti i Superligës Evropiane, Perez paralajmëroi se kontratat që 12 klubet nënshkruan të dielën në mbrëmje janë “të detyrueshme” dhe sugjeroi që gjobat mund të lëshohen për çdo skuadër që tërhiqen.

“Kontrata e Superligës Evropiane është e detyrueshme. Askush nuk mund të largohet, ne do të punojmë bashkërisht. Të gjitha klubet nënshkruan kontratat të shtunën e kaluar. Nuk ka asnjë problem”, tha mes tjerash presidenti i Superligës Evropiane për ”El Chringuito”.

Ndërohkoë legjenda e Man. Junajtedit, Geri Nevill shpreson se gjashtë klubet e mëdha të Premierligës të dënohen nga Florentino Perez, sepse u larguan nga Superliga Evropiane.

Nevill ka kërkuar nga Perez t’i ndëshkojë me nga 100 milionë euro ngase kontratat ishin të nënshkruara.

“E pabesueshme. Ishin pjesë e saj, nuk u shqetësuan dhe pastaj heqin dorë. Perez ndoshta do t’i ndëshkojë me 100 milionë euro. Shpresoj! Shpresoj që Perez t’i ndëshkojë shumë shkaku që u larguan. Shpresoj që në fund të përfundojnë duke tradhtuar njëra-tjetrën”, deklaroi ai.

Superliga Evropiane zyrtarisht është pezulluar, derisa pritet që në vitet në vijim të formohet sërish me një projekt tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat