Koeman e do në skuadër Memphis Depay

Futboll

Koeman e do në skuadër Memphis Depay

Më: 21 prill 2021 Në ora: 13:21
Koeman e do në skuadër Memphis Depay

Ronald Koeman e do në skuadër Memphis Depay dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur të punojnë për t’i plotësuar dëshirën holandezit.

Mundo Deportivo raporton se drejtuesit e klubit katalanas kanë nisur bisedimet për afrimin e sulmuesit me parametra zero në verë, megjithëse jo me aq zell sa në fillim.

Agjenti i Depay ka qenë së fundmi në Barcelonë dhe ka takuar personalisht CEO-n e klubit katalanas, Mateu Alemany, ku kanë biseduar mbi këtë lëvizje të mundshme.

Barcelona nuk ka financat për të plotësuar kushtet financiare të Depay, por duket se dëshira e tij për t’u bashkuar me katalanasit do triumfojë përpara parave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat