Llapi rrëzon Prishtinën, kualifikohet në finalen e madhe

Futboll

Llapi rrëzon Prishtinën, kualifikohet në finalen e madhe

Nga: Kemajl Goca Më: 21 prill 2021 Në ora: 16:51
Pamje nga ndeshja, foto Shpend Ahmeti

Llapi nga Podujeva futet në histori, kualifikohet në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në futboll.

Ndeshje e hapur në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë,  por Prishtinës nuk i kreu punë as barazimi me 2:2, pasi që sfidën e parë e ka humbur me 3:2 nga Llapi në “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Llapi kualifikohet në finale.

Në minutën e 6-të, Enis Gavazaj ishte i saktë nga penalltia, kalon në epërsi Prishtinën. Nuk vonoi shumë, as 9 minuta dhe vendasit barazojnë rezultatin (1:1). Ahmed Januzi me zgjuarsinë e tij shënoi në portën e Prishtinës. 

Në pjesën e dytë llapjanët në presion, Mërgim Pefqeli realizoi gol të bukur, 1:2 për Prishtinën. 

Llapi ka pasur dy raste ideale, në minutën e 74-të, Shabani nga afërsia dështon dhe tetë minuta më vonë (82’), Januzi përballë portieri Nika por nuk ia doli.

Në minutën e 89-të, zëvendësuesi Muhamet Hyseni barazon rezultatin 2:2.   

Llapi edhe me barazim në Podujevë, falë fitores në Prishtinë, me rezultat të përgjithshëm 5:4 kualifikohet në finalen e madhe, ku do të takohet me Dukagjinin e Klinës.

Prishtina eliminohet nga garat e Kupës, i mbetet të luftojë për titullin e kampionit të Kosovës.  Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, është sikur në qiellin e shtatë sepse e realizoi synimin e tij, kualifikohet në finalen e madhe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat