Kukësi përgatitet për sfidën e madhe

Futboll

Kukësi përgatitet për sfidën e madhe

Më: 22 prill 2021 Në ora: 11:52
Kukësi përgatitet për sfidën e madhe

Ndonëse ka dalë jashtë të gjithë objektivave sezonalë, Kukësi ka si synim ta mbyllë në mënyrë sa më të mirë sezonin në Kategorinë Superiore dhe pas ndeshjes me Tiranën, këtë fundjavë do të përballet me Partizanin.

Verilindorët vijojnë përgatitjet për sfidën ndaj “të kuqve”, ndërsa në dispozicion të trajnerit Mirel Josa janë rikthyer mesfushori gjeorgjian Tsintsadze, i cili ka lënë pas dëmtimin dhe mbrojtësi Neman Kurdic, që ka shlyer pezullimin për shkak të kartonëve.

Të dy këta futbollistë do të jenë gati për të luajtur ndaj Partizanit pasditen e të shtunës, ndërsa mungesa e vetme e klubit verilindor do të jetë ajo e mbrojtësit korçar Bruno Lulaj, që ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe do ta shohë ndeshjen nga tribuna.

Sfida e të shtunës është mjaft e rëndësishme për Partizanin, që është plotësisht në garë për titullin kampion, kur kanë mbetur edhe 9 javë nga fundi, pasi ka vetëm dy pikë më pak nga Teuta kryesuese.

Sa i përket Kukësit, presidenti i nderit, Safet Gjici konfirmoi për SuperSport se trajneri Josa dhe të gjithë futbollistët janë në provë deri në fund të sezonit dhe duhet të dëshmojnë se e meritojnë konfirmimin edhe për vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat