Icardi ka lënë pas dëmtimin

Futboll

Icardi ka lënë pas dëmtimin

Më: 22 prill 2021 Në ora: 13:12
Icardi ka lënë pas dëmtimin

Mauro Icardi ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer të bëjë atë që di më mirë, të dërgojë topin në rrjetë për Paris Saint Germain, në një moment mjaft vendimtar të sezonit, me klubin kryeqytetas që është në garë për të fituar të gjithë trofetë ku merr pjesë.

Gjatë javëve të fundit është folur shumë për një largim të sulmuesit argjentinas në fund të sezonit, por me 4 gola në dy ndeshjet e fundit, Icardi ka treguar se ka ende shumë për të dhënë me fanellën e kryeqytetasve dhe se dëshiron të qëndrojë ende gjatë në “Parkun e Princave”.

Vetë drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo konfirmoi për mediat franceze se si sulmuesi argjentinas, ashtu edhe italiani Moise Kean kanë shprehur dëshirën për të qëndruar në Paris edhe sezonin e ardhshëm, por theksoi se njëri prej tyre do të duhet të largohet.

Peshorja anon nga italiani, që ka në favor moshën dhe një çmim kartoni më të ulët sesa mund të shitet Icardi, por ky i fundit garanton më shumë eksperiencë dhe gola, ndaj vendimi nuk do të jetë aspak i lehtë për drejtuesit e PSG-së.

Në sezonin e tij të dytë me fanellën e kryeqytetasve francezë, Icardi ia ka dalë të shënojë 11 gola në 21 ndeshje të luajtura në të gjithë kompeticionet, pasi për shumë javë ka qëndruar jashtë fushave për shkak dëmtimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat