Nuk grumbullohet

Futboll

Nuk grumbullohet

Më: 22 prill 2021 Në ora: 14:40
Nuk grumbullohet

Ousmane Dembele nuk është grumbulluar në këtë ndeshje, pasi ka probleme me muskuj.

Përmes një njoftimi zyrtar në uebfaqen e tyre klubi i Barcelonës ka njoftuar se Dembele nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Getafes.

Francezi ka luajtur 38 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon: 24 në LaLiga, 6 në Copa del Rey, 6 në Ligën e Kampionëve dhe 2 në Super Kupën e Spanjës.

Ai ka arritur që të realizojë 10 gola dhe të ketë ndikim të madh në lojën e Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat