Mendon ndryshe

Futboll

Mendon ndryshe

Më: 22 prill 2021 Në ora: 17:12
Mendon ndryshe

Erling Haaland është një nga emrat që qarkullon në axhendën e klubeve më të mëdha europiane. Norvegjezi i ka bindur të gjithë për cilësitë e tij dhe së bashku me Mbape shihen si e tashmja dhe e ardhmja e futbollit.

Klubi i Dortmund ndihet i priveligjuar që ka në gjirin e saj një xhevahir të rrallë, ndaj edhe nuk kërkon ta humbasë menjëherë, ose të paktën pa përfituar plotësisht si financiarisht ashtu edhe sportivisht nga sulmuesi.

Kështu, drejtori sportiv i gjermanëve, Majkëll Zork thekson se Haland do jetë pjesë e verdhezinjve edhe për sezonin e ardhshëm, pavarësisht klasifikimit që do të ketë skuadra në Bundesliga.

“Erling Haland do të qëndrojë këtu. Ne jemi të qartë rreth situatës së Haland dhe e kemi përsëritur shpeshherë se pavarësisht renditjes tonë finale në Bundesliga, ai do të vazhdojë të jetë pjesë e jona. Do luajë për ne”, shprehet Zork.

Deklaratë kjo e cila bie ndesh me dëshirën e futbollistit, i cili nëse Dortmund nuk kualifikohet për në Champions sezonin e ardhshëm, atëherë ka lajmëruar lamtumirën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat