Telles do të largohet nga skuadra e Manchester Unitedit

Futboll

Telles do të largohet nga skuadra e Manchester Unitedit

Më: 22 prill 2021 Në ora: 17:16
Telles do të largohet nga skuadra e Manchester Unitedit

Mbrojtësi i krahut të majtë, Alex Telles do të largohet nga skuadra e Manchester Unitedit gjatë kësaj vere.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat angleze bëhet e ditur se Telles ka kërkuar të nxirret në shitje pasi nuk ka arritur të adaptohet në Premier League.

28-vjeçari iu bashkua Unitedit vitin e shkuar nga Porto për 40 milionë euro por këtë edicion ka vetëm 23 paraqitje, ku ka shënuar dy gola e ka bërë gjashtë asistime.

Telles ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2024 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.Interesim për Tellesin ka shfaqur skuadra e Juventusit që e sheh si pasardhës të Alex Sandros.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat