Dorëzohet

Futboll

Dorëzohet

Më: 22 prill 2021 Në ora: 18:45
Dorëzohet

Merkatoja e verës verës mund të ofrojë shumë më pak goditje se zakonisht. Bota e futbollit, në fakt, po vuan pasojat e një krizë ekonomike të paparë për shkak të pandemisë, që në mënyrë të pashmangshme nuk lejon klubet të shpenzojnë shumë të mëdha për blerjen e lojtarëve cilësorë.

Presidenti i Real Madrid Florentino Perez është i bindur për këtë dhe, pasi pa t’i shembej brenda 48 orëve projekti i Superligës (të paktën për momentin), ai nuk sheh mundësi për klubet e mëdha për të afruar kampionët e lakmuar:

“Në përgjithësi, nuk do të ketë transferime të mëdha këtë verë. Kur paratë e klubeve të mëdha nuk shkojnë në arkat e më të varfërve, të gjithë vuajnë.”

Sipas Florentino Perez, gjërat do të kishin qenë shumë ndryshe nëse Superliga do të kishte marrë jetë.

“Është e pamundur të mendosh për blerjen e Mbappésë dhe Haalandit pa Superligën dhe kjo nuk vlen vetëm për Realin e Madridit. Është një diskurs i përgjithshëm. Unë mendoj se askush nuk do ta vrasë veten nëse Mbappé nuk arrin verën e ardhshme, tifozët e dinë që ne po bëjmë më të mirën tonë dhe se, nëse disa gjëra nuk ndodhin, kjo është për shkak se janë të pamundura”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat