Kush e do Ronaldon?

Futboll

Kush e do Ronaldon?

Më: 23 prill 2021 Në ora: 11:54
Kush e do Ronaldon?

“Djajtë e Kuq” e duan kthimin e portugezit. CR7 luajti shtatë sezone në “Old Trafford”, bëri 292 paraqitje dhe shënoi 118 gola.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Manchester United ka shprehur dëshirën për ta kthyer në “Old Trafford”, Cristiano Ronaldon.

Raportohet se klubi anglez tashmë ka pasur kontakte me agjentin e portugezit, Jorge Mendes, për ta kthyer fituesin e pesë Topave të Artë, i cili sot vlerësohet, 26 milionë funte.

Ronaldo, aktualisht 36-vjeçar, mund të luajë të paktën edhe dy apo tre sezone dhe United do që njëri prej më të mirëve në histori të klubit dhe futbollit në përgjithësi, t’i varë atletet në “Old Trafford”.

CR7 ka luajtur shtatë sezone në “Old Trafford”, bëri 292 paraqitje dhe shënoi 118 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat