Bolivar fiton, Sadiku me kontribut

Futboll

Bolivar fiton, Sadiku me kontribut

Më: 23 prill 2021 Në ora: 12:27
Bolivar fiton, Sadiku me kontribut

Armando Sadiku ka marrë minuta të plota në ndeshjen e fundit të Bolivar në kuadër të Kupës së Amerikës së Jugut.

Ekipi i sulmuesit shqiptar fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Arsena Sarandi të Argjentinës, ndërsa edhe pse nuk ia doli sërish të gjejë golin e parë me ekipin e ri, elbasanasi ka bërë një paraqitje shumë të mirë.

Madje, në golin e parë të skuadrës ka kontribuar teksa aksioni që përfundoi me gol, kaloi edhe nga këmbët e Sadikut.

Tashmë, sulmuesit i mbetet vetëm të tundë vetë rrjetën teksa edhe forma e tij është duke u përmirësuar dhe në vijim ambientimi me Bolivar do të jetë i plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat