Koeman zihet ngushtë

Futboll

Koeman zihet ngushtë

Më: 23 prill 2021 Në ora: 15:30
Koeman zihet ngushtë

Ronald Koeman është i etur për ta parë Lionel Messin pjesë të Barcelonës  edhe shumë vite, por thotë se nuk do të hedhë dritë mbi bisedimet e rinovimit të kontratës me gjashtë herë fituesin e “Topit të Artë”.

Spekulimet mbeten të përhapura në lidhje me lëvizjen e ardhshme të 33-vjeçarit, teksa Manchester City dhe PSG mbajnë nën vëzhgim ngjarjet në Katalonjë. Ndërkohë, Messi ka nisur të shkëlqejë në fushë dhe po luan përsëri me buzëqeshje në fytyrë.

Pas fitores 5-2 ndaj Getafe, Koeman u pyet përsëri për të ardhmen e Messit dhe iu tha gazetarëve: “Edhe nëse do të kisha folur me Leo, nuk do t’ju tregoja. Vendimi për të qëndruar është në duart e tij. Ai kurrë nuk ia lejon vetes të shpërqendrohet nga fusha e blertë.

Kjo duket në lojën e tij. Nuk diskutohet, kemi shumë nevojë për të. Ai ishte përsëri vendimtar. Le të shpresojmë se do të qëndrojë për shumë vite”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat