Acarimi

Futboll

Acarimi

Më: 23 prill 2021 Në ora: 18:26
Koeman

Trajneri i Barcelonës, Roland Kuman tregon pse e zëvendësoi Mingezën dhe çfarë ndodhi në ato momente që u acarua shumë.

MINGEZA – “Mund të kem gabuar me mënyrën se si reagova. Ai po bën një sezon të shkëlqyer, por dua t’u mësoj të rinjve që kur je te Barcelona duhet të jesh gjithmonë i përfshirë në ndeshje. Edhe Pedri nuk ishte në nivelin e tij, as Arauho, por zëvendësimi nuk erdhi për këtë. Dua t’i aktivizoj pak të gjithë. Oskar u dëmtua dhe e ka të vështirë që të thotë nëse mund të vazhdojë të luajë apo duhet të zëvendësohet. Duhet të mësojë t’i marrë më shpesh vendimet. Por, ishim me një më pak në ato momente”.

PIKE – “Zëvendësimi ishte i parashikuar. Sigurisht që nuk është në 100% të formës dhe ishte i lodhur”.

MOMENTI – “Nuk mendoj se jemi më të fortët nga 3 ekipet kryesuese. Edhe kundërshtarët po kalojnë momente të mira duke i fituar ndeshjet e tyre. Kemi të gjithë ndeshje të vështira dhe mendoj se do të luftojnë të gjithë deri në fund”.

SUPER LIGA – “Unë nuk vendos dot të ardhmen e këtij klubi. Për këtë punë është presidenti, i cili kërkon më të mirën për të gjithë”.

NDESHJA – “Rezultati është i mirë. Në pjesën e parë bëmë një ndeshje të shkëlqyer, por pastaj gabuam. Nuk ishim të përqendruar”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat