Reagon ashpër

Futboll

Reagon ashpër

Më: 23 prill 2021 Në ora: 18:33
Reagon ashpër

Formimi i Superligës Evropiane shkaktoi “tërmet” në botën e futbollit. 

Edhe pse UEFA dhe FIFA e fituan “luftën” ndaj organizatorëve të Superligës, duke arritur t’i largojnë shumicën e skuadrave, megjithatë disa futbollistë nuk janë të kënaqur me UEFA-n.

Lojtari i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan ka reaguar në lidhje me formatin e ri të Ligës së Kampionëve.

 “Me gjithë gjërat e Superligës në vazhdim…a mund të flasim gjithashtu për formatin e ri të Ligës së Kampionëve? Gjithnjë e më shumë ndeshje, a nuk mendon askush për ne lojtarët? Formati më i ri i Ligës së Kampionëve është pak më i keq nga dy të këqijat, në krahasim me Superligën”, shkruan Gundogan në Twitter.

Tutje ai vazhdon: “Formati i tanishëm i Ligës së Kampionëve funksionon shkëlqyeshëm dhe kjo është arsyeja pse është gara më e njohur për klube në botë – për ne lojtarët dhe tifozët".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat