Vieri sulmon UEFA-n

Futboll

Vieri sulmon UEFA-n

Më: 24 prill 2021 Në ora: 13:57
Vieri sulmon UEFA-n

Ish-sulmuesi i njohur italian, tani komentator televiziv, Christian Vieri, foli për Superligën, si diçka të pashmangshme: 

“Superliga do të ndodhë. Janë klubet ato që xhirojnë paratë, pse duhet t’i menaxhojë UEFA ato?”

Vieri, i cili foli me “Bobo Tv” në Twitch, komentoi mbi kaosin e krijuar ditët e fundit në futbollin europian nga ai projekt i 12 klubeve: “Superliga është ende në lojë, pasi Florentino Pérez tha se të 12 klubet mbeten themelues të saj me dokumenta”.

Nga ana e tij, ish-trajneri i Arsenalit, tani drejtor zhvillimi në FIFA, deklaroi në “Sky”: “Të gjithë në Europë ëndërrojnë të shkatërrojnë Premier League. Ky është qëllimi i eksperimentit dukshëm të pasuksesshëm të Superligës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat