Kukësi pëson debakël

Futboll

Kukësi pëson debakël

Më: 24 prill 2021 Në ora: 18:03
Kukësi pëson debakël

Partizani ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 Kukësin, në ndeshjen e vlefshme për javën 29-të në Kategorinë Superiore.

Të kuqtë dominuan nga fillimi deri në fund, duke mos e vendosur në asnjë moment në diskutim fitoren.

Jasir Asani hapi serinë e golave për “demat”, teksa në minutën e 39’, shënoi një gol për kornizë nga e djathta, duke gjuajtur bukur, me topin që u ndal në fundin e rrjetës. Çinari gjeti golin e dytë vetëm dy minuta më vonë.

Pjesa e dytë ishte e njëjtë me të parën, me kryeqytetasit më kërkues, të cilët gjetën golin edhe dy herë të tjera, me Stenio Zhunior fillimisht në minutën e 67 dhe më pas me Esat Malën në minutën e 87’.

Me këtë fitore Partizani kuotën e 53 pikëve, po aq sa Vllaznia dhe mbajnë kryesimin e renditjes, 1 pikë më shumë se Teuta e vendit të tretë dhe 4 më shumë se Laçi i vendit të katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat