Perez habit të gjithë

Futboll

Perez habit të gjithë

Më: 24 prill 2021 Në ora: 19:43
Perez habit të gjithë

Florentino Perez cilësohet si themeluesi i Super Ligës Europiane, teksa nuk kanë munguar akuzat e shumta në drejtim të numrit një të madrilenëve.

Në një interviste për spanjoll ‘’AS’’, Perez u shpreh se klubet janë larguar për të reflektuar dhe kanë nënshkruar një kontratë të detyrueshme e cila nuk i lejon të tërhiqen kaq lehtë.

“Nuk kam nevojë të shpjegoj se çfarë është një kontratë e detyrueshme, por në mënyrë efektive klubet nuk mund të largohen dot lehtë. Disa prej tyre, për shkak të presionit, kanë thënë se do të largohen. Por ky projekt, ose një shumë i ngjashëm, do të shkojë përpara dhe shpresoj të ndodhë shumë shpejt.

Të gjitha klubet kanë marrë pak kohë për reflektim. Nëse duhet të bëjmë ndryshime, ne do të bëjmë, por Super Liga është projekti më i mirë që kemi menduar. Plani është përgatitur për disa javë me radhë për të reflektuar mbi disa njerëz që nuk duan të humbin privilegjin dhe manipuluan projektin”, u shpreh Perez.

Intervista e spanjollit, po bënë bujë të madhe pasi shumë tifozë janë ngritur në protesta duke kundërshtuar këtë ligë e cila sipas tyre do të shkatërrojë futbollin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat