E gjithë vëmendja e klubit është te rinovimi me sulmuesin

Futboll

E gjithë vëmendja e klubit është te rinovimi me sulmuesin

Më: 25 prill 2021 Në ora: 11:20
E gjithë vëmendja e klubit është te rinovimi me sulmuesin

E ardhmja e Dembele te Barcelona mbetet në dyshim edhe pse në fund të sezonit mund të mos largohet….

Ditën e djeshme mediet katalanase zbuluan një lajm të bujshëm në lidhje me Dembele. U raportua se francezi nuk dëshiron të rinovojë me Barcelonën dhe ka në plan të largohet në fundin e sezonit të ardhshëm me parametra zero.

Por te Barcelona përgënjeshtrojnë këtë lajm. Sipas Mundo Deportivo drejtuesit kanë mohuar kategorikisht këto lajme dhe janë shprehur se Dembele është listë e lojtarëve të pashitshëm.

I njëjti burim ka mohuar të kenë vendosur çmimin 60 milionë euro për Dembele.
E gjithë vëmendja e klubit është te rinovimi me sulmuesin, kontrata e të cilit poërfundon më 30 qershor 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat