Malisheva turpëron Vushtrrinë

Futboll

Malisheva turpëron Vushtrrinë

Nga: K.G. Më: 25 prill 2021 Në ora: 17:28
Malisheva turpëron Vushtrrinë

Malisheva ka treguar lojë të madhe dhe e ka turpëruar me rezultat 6:0 Vushtrrinë, në ndeshjen e javës së 24-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll, grupi A. 

Armend Abazi është trim i ndeshjes, me he-trik të shënuar. 

Golat i shënuan Gentrit Bislimi, Altin Aliu, Liman Morina, Armend Abazi tre gola.

Malisheva në total i grumbullon 51 pikë dhe gjendet në pozitën e dytë në tabelë, një pikë larg Dukagjinit.

Ndeshjen tjetër Malisheva luan në stadiumin sintetik në Drenas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat