E ardhmja e portierit të Juventusit

Futboll

E ardhmja e portierit të Juventusit

Më: 27 prill 2021 Në ora: 17:14
E ardhmja e portierit të Juventusit

E ardhmja e portierit të Juventusit, Gianluigi Buffon, do të vendoset pas përfundimit të sezonit dhe thuhet se ka pesë destinacione të mundshme për veteranin.

Portieri i Bianconerëve ka mbushur 43 vjeç dhe së fundmi njoftoi se ai ka hapur një Akademi të Futbollit për portierët e rinj.

Tuttosport raporton se është e vështirë që Buffon të qëndrojë në Allianz Stadium, por ish-reprezentuesi i Italisë nuk duket i gatshëm të pensionohet.

Buffon dëshiron të luajë si titullar akoma dhe forma e tij këtë sezon me Juventusin po dëshmon që një gjë e tillë është e mundur.

Olympiacos, Eintracht Frankfurt, Sporting Lisbon, Galatasaray dhe Dynamo Kiev thuhet se janë të interesuar.

Finalja e Coppa Italia kundër Atalanta më 19 maj do të jetë paraqitja e fundit e Buffon për Bianconerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat