Strakosha drejt largimit

Futboll

Strakosha drejt largimit

Më: 27 prill 2021 Në ora: 19:14
Strakosha drejt largimit

Strakosha drejt largimit, Lazio mendon për portën. Ja emrat potencial që mund të zëvendësojnë gardianin shqiptar
E ardhmja e Tomas Strakoshës duket larg Lacios, aq sa skuadra laciale ka filluar të kërkojë zëvendësuesin e ardhshëm të gardianit shqiptar.

Sipas italianes “Firenzeviola.it” i pari që kryeson listën është portieri i Fiorentinës, Bartolomei Dragovski.

23 vjeçari shikohet si një portier me potencial të madh për të ardhmen ku nuk ka munguar interesi i disa ekipeve të mëdha në Serinë A.

Pas polakut dy kandidatët potencial për të zënë vendin e Strakoshës janë, Kranjo i Bolonjës dhe Muso i Udinezes.

Strakosha nuk arriti të gjejë hapësira të plota këtë sezon duke luftuar me Reinën për një vend titullari, teksa pakënaqësia ishte e madhe si nga ana e lojtarit ashtu dhe nga e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat