Kritikon Interin

Futboll

Kritikon Interin

Më: 28 prill 2021 Në ora: 11:24
Kritikon Interin

Roberto Carlos? Vetëm Interi nuk e kuptonte se çfarë lojtari ishte ai”. Fabio Capello, pak minuta para fillimit të ndeshjes Real Madrid-Chelsea, ishte protagonist i një kujtese të bukur për ish-anësorin e “Los Blancos”. Pasi bëri shaka për gjendjen e tij aktuale (është aq i shëndoshë, sa nuk do ta blija kurrë), zbuloi disa prapaskena mbi transferimin e tij nga Interi te Reali:

“Një ditë Branchini mbërriti dhe më tha se Interi donte ta shiste Roberto Carlos. Unë mendova se po bënte shaka dhe nuk e besova. Por ai më dërgoi një faks, ku madje ishte çmimi i fiksuar dhe jo i diskutueshëm. Menjëherë thirra presidenti i Realit dhe i thashë të fluturonte drejt Italisë menjëherë, pasi sapo të përhapet lajmi, të gjithë do të mbërrinin në Milano.

U arrit marrëveshje e shpejtë. Ne e mbyllëm blerjen e tij në më pak se 24 orë. Vetëm Interi nuk e kuptonte se çfarë lojtari ishte Roberto Carlos. Në Milano ishin të bindur se ai nuk dinte si shënohej, të gjithë fajin e Hodgson”.

Capello pastaj e drejtoi gishtin drejt Florentino Perez, i cili pas polemikave mbi Superligën është ende në syrin e ciklonit: “Ai kurrë nuk dëshiron të tregojë se bëri një gabim ose se humbi. Perez nuk pëlqen t’i pranojë gabimet. Edhe kur gabonte në blerjen e lojtarëve këtë sjellje kishte. Sidoqoftë, ishte serioz për sa i përket komunikimit”.

Capello është shumë kritik ndaj presidentit aktual të Realit: “Kam lexuar se dëshiron të blejë Neymar ose Mbappé. Po me çfarë parash? Kur isha te Reali, i cili kishte probleme financiare, drejtuesit lokalë të Madridit e shpëtuan atë, duke blerë tokë që ishte në pronësi të komunitetit. Këtë herë nuk e di se si mund të shpëtojë nga kriza”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat