Kohë krize

Futboll

Kohë krize

Më: 28 prill 2021 Në ora: 11:30
Kohë krize

Jemi në kohë krize ekonomike dhe vetë lëvizja e klubeve në këtë periudhë për të dalë kundra “ligjit” dhe UEFA-s ishte treguesi i qartë se situata ka arritur në pikën kritike.

Goditja e marrë nga pandemia e Koronavirusit ka tronditur buxhetin e ekipeve dhe nuk duket të ketë dritë në fundin e tunelit.

Një rast vërtet i paprecedent vjen nga Gjermania pas shkarkimit të trajnerit Hansi Flick. Sipas asaj që raportohet në media dhe që është shpërndarë me shpejtësi të madhe në rrjetet sociale është projektimi i miqësore Bajern-Gjermani.

Kjo pasi drejtuesit e klubit presin numër të jashtëzakonshëm të tifozëve dhe në këtë mënyrë do të mbulojnë disi shpenzimet e bëra pas largimit të trajnerit Hansi Flick.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat