Allegri do të rikthehet

Futboll

Allegri do të rikthehet

Më: 28 prill 2021 Në ora: 14:06
Allegri do të rikthehet

Nisur nga deklaratat, Pirlo mund të qëndrojë tek Juventusi, nëse arrin objektivin minimal të një vendi në Champions League. Por vlen të kujtohet se nisur nga deklaratat, edhe Sarri një vit më parë duhej të qëndronte në stolin bardhezi. Me pak fjalë, deklaratave të zakonshme të drejtuesve nuk është për t’u besuar shumë.

Mediat italiane këmbëngulin se fati i Pirlos tanimë është parapërcaktuar dhe mund të përmbushet që të dielën, në Udine, me marrjen e drejtimit nga trajneri i përkohshëm Tudor, në pritje të trajnerit të vërtetë për sezonin e ardhshëm. Dhe këtu bëhet fjalë për një trajner që vjen nga e kaluara: Massimiliano Allegri.

Në shtëpinë bardhezi ka ardhur momenti që të rikthehen te suksesi dhe ky është motivi që ka shtyrë drejtuesit për të kontaktuar me trajnerin e pesë titujve radhazi.

Allegri është pushim prej dy vitesh, që kur u detyrua t’i jepte lamtumirën Juves, pas një takimi me mikun e tij presidentin Agnjelli. Për të thënë të vërtetën, e larguan, pasi Allegri kërkonte një ndërhyrje të fortë në organikën bardhezi, ndërsa drejtusit mendonin se grupi kishte nevojë vetëm për ndonjë prekje.

Juventusi aktual është, gjithsesi, shumë i ndryshëm nga ai i dy viteve më parë, por është e qartë se Allegri do të kërkojë përforcime për t’u rikthyer në nivelet më të larta, edhe pse arkat e klubit kushtëzojnë ndërhyrje të kujdesëshme në aspektin ekonomik.

Allegri, në vitet e fundit, ka refuzuar stola prestigjiozë dhe ishte edhe afër atij të Interit në periudhën e debatit mes Contes dhe drejtuesve zikaltër. Prej disa muajsh, gjithsesi, është përqendruar në një objektiv të vetëm, të rikthejë në maja Juventusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat