Van Bomel përgatit rikthimin

Futboll

Van Bomel përgatit rikthimin

Më: 29 prill 2021 Në ora: 13:52
Van Bomel përgatit rikthimin

Ish-mesfushori holandez, Mark Van Bomel është përfolur si trajneri i ardhshëm i gjermanëve të Volfsburg.

Lajmin e ka zbuluar gazeta gjermane “Bild” e cila shkruan se Van Bomel është kandidati kryesorë për të zëvendësuar trajnerin aktual të Volfsburg, Oliver Grasner, i cili dhe pse ka bërë mjaft mirë me klubin gjerman këtë vit duke e renditur në vendin e tretë.

Ai, do të largohet për shkak se u përplas verbalisht me drejtorin e klubit, Jorg Shmatke. Ish-mesfushori i Milanit u largua nga drejtimi i PSV-së dhjetorin e 2019 dhe që në atë kohë është i papunë.

Volfsburg vitin tjetër me shumë mundësi do të luajë në Ligën e Kampionëve dhe kjo do të ishte arritje e madhe për ish-mesfushorin e Milanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat