David Alaba i bashkohet Real Madridit

Futboll

David Alaba i bashkohet Real Madridit

Më: 29 prill 2021 Në ora: 14:09
David Alaba

Asnjëherë nuk ka qenë në dyshim që nga janari që David Alaba do t’i bashkohet Real Madridit.

David Alaba do të nënshkruaj kontratën e re në fund të këtij sezoni me Realin, pasi që kontrata aktuale me Bayernin përfundon në verë, dhe kështu do t’i bashkohet “Galaktikëve” si lojtar i lirë, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Marrëveshja verbale mes Alaba, agjentëve të tij dhe krerëve të bordit të Realit ishte arritur në janar, ku këta të fundit gjithmonë ishin duke e kryesuar garën për shërbimet e austriakut, përcjell KosovaPress.

Alaba ka pranuar pagën që i është ofruar prej 12 milionë eurosh për sezon, pasi që gjithmonë kishte qenë ëndrra e tij që të luaj për Realin.

Pavarësisht tentimeve të shumta vitin e kaluar nga Bayerni që ta bind austriakun të qëndroj, ku po ashtu edhe skuadrat si Chelsea, PSG, Barcelona e Liverpool kanë tentuar ta bindin atë që të nënshkruajë me ta, Real Madridi gjithmonë ka qenë favorit për transferimin e tij pas marrëveshjes verbale në janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat