Xavi tërbohet

Futboll

Xavi tërbohet

Më: 30 prill 2021 Në ora: 15:32
Xavi tërbohet

Një episod tejet i veçantë është regjistruar në ndeshjen mes Al Sad ku është trajner Xavio Hernandez dhe skuadrës së Al Nasr, e vlefshme për Ligën e Kampioneve në Azi.

Kjo ishte një sfidë e veçantë, për shkak se të dyja skuadrat po luftonin vendin e parë në grup, që në fund u mor nga Al Nasr, pasi triumfoi 2-1.

Megjithatë skuadra e Kasavit i kishte mundësitë të barazonte rezultatin në minutën e 89’, por një gabim i arbitrit anësor nuk ia lejoi këtë.

Nam Tae-Hi pas një pasimi perfekt nga mesfusha, shfaqet I vetëm me portierin, por loja ndalohet për pozicion jashtë loje. Pas pamjeve duke se arbitrat kanë gabuar, por më i rëndë është gabimi sepse nuk kanë respektuar rregulloren.

Duke ditur se në Ligën e kampioneve në Azi, përdoret VAR-I, arbitri duhet ta kishte lënë aksionin dhe më pas ta kontrollonte me VAR nëse goli ishte I rregullt apo jo.

Kjo bëri që trajneri Ksavi të tërbohej me vendimin e arbitrave, teksa më pas u ndëshkua edhe me të kuq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat