Barcelona e kontakton Xavin

Futboll

Barcelona e kontakton Xavin

Më: 30 prill 2021 Në ora: 16:37
Barcelona e kontakton Xavin

Administrata e Barcelonës i ka dërguar një letër Xavi Hernandezit duke i kërkuar që të mos rinovojë kontratën me Al Sadd, bëjnë të ditur mediat spanjolle.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka vendosur ta shkarkojë Ronald Koemanin nëse ai nuk arrin ta fitojë La Ligan këtë edicion.

Xavi Hernandez është pra i zgjedhuri për stolin e klubit katalonas nëse Koeman nuk vazhdon edicionin e ardhshëm.

Kontaktet e para tashmë janë bërë me trajnerin e Al Sadd që po korrë suksese të jashtëzakonshme me klubin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat