I shqetësuar

Futboll

I shqetësuar

Më: 2 maj 2021 Në ora: 15:01
I shqetësuar

Virxhil Van Dajk ka qenë i pafat në këtë sezon, teksa dëmtimi në ligamente dhe ndërhyrja kirurgjikale e detyruar bënë që mbrojtësi t’i shikonte pjesën më të mëdhe të ndeshjeve si spekator i thjeshtë. Por, tashmë nga tetori ka kaluar shumë kohë dhe mbrojtësi po shpejton rikuperimin në mënyrë që të grumbullohet me Holandën në Europianin e muajit qershor.

Së fundmi, vetë Van Dajk ka postuar një video ku tregon se ka nisur vrapimet e lehta, në përpjekje për të shtuar më shumë dozën e stërvitjes në vijim. Mirëpo, trajneri Jurgen Klop duket se është në kundërshtim me Van Dajk që kërkon të rikthehet sa më shpejt. Tekniku gjerman thekson se Holanda do t’i rrezikonte karrierën nëse do ta grumbullonte për në Europian.

“Nuk dua që ta shtrëngoj Van Dajk për të mos luajtur. Ai është prej kohësh profesionist dhe e di sa shumë stërvitje duhet që të luash. Duhen javë, nuk po flas vetëm një javë. Nuk mund të mungosh për 10-11 muaj dhe më pas të bësh një javë stërvitje dhe të rikthehesh.

Është e pamundur, duhet të jetë e pamundur. Askush nuk e ndalon Van Dajk, i premtoj të gjithëve në Holandë se nuk e ndalojmë. Por, po flasim për një lojtar dhe karrierën e tij, askush nuk do e forcojë të rikthehet.

Kjo nuk ka të bëjë me mua, Van Dajk apo Holandën, ka të bëjë me anën fizike. Askush nuk e di tani se kur mund të jetë gati, por nuk ka shumë kohë për Europianin. Ai nuk është ende në stërvitje me skuadrën dhe nuk do të jetë edhe për disa javë. Kështu, unë nuk e di. Në fund është vendimi i Van Dajk dhe ai do ta shohë nga ndjesitë që do t’i japë gjuri”, u shpreh Klop.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat