Roma pranë ish-trajnerit të Juventusit

Futboll

Roma pranë ish-trajnerit të Juventusit

Më: 2 maj 2021 Në ora: 15:12
Roma pranë ish-trajnerit të Juventusit

Roma pranë ish-trajnerit të Juventusit!

Roma dhe Mauricio Sarri gjithnjë e më pranë njëri-tjetrit. Ish-trajnerin i Napolit dhe i Juventusit do të ulet në pankinën e Romës për dy vitet e ardhshme për një shifër prej 4 milionë euro në sezon, plus bonueset e lidhura për arritjet e rezultateve pozitive të mundshme.

Pronësia e re “Friedkin” ka vlerësuar kandidatura të ndryshme, por më pas ka vendosur të synojë drejt një tekniku të aftë për të kryer një lojë estetikisht të vlefshme, si me skuadrën e Napolit me rezultatet, si në Londër me Çelsin që në palmaresin e tij ka një Europa Ligë, por edhe me Juventusin me një titull kampion.

Nuk dihet ende se çfarë pritet të ndodhë, por sipas mediave italiane akordi është fare pranë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat