Vieri sulmon Cityn

Futboll

Vieri sulmon Cityn

Më: 5 maj 2021 Në ora: 12:35
Vieri sulmon Cityn

Christian Vieri nuk e ka pëlqyer fitoren e Manchester City-t kundër PSG-së në gjysmëfinalen e parë të Champions League.

“Nuk më çmend ky Manchester City pa sulmues”, ka thënë ish-sulmuesi për BoboTv në Tëitch. “Po, ka fituar. Ka dominuar në mbajtjen e topit ne pjesën e dytë. Po nuk shënon po nuk u fut me topin në portë. Unë do të luaja me të paktën dy sulmues”.

“Për ndeshjen e dytë mendoj se Neymar dhe Mbappe mund të shënojnë në çdo moment. Edhe Di Maria. Do të jetë e vështirë. Mund të shënojnë në çdo moment. Vitin e kaluar, Sterling gaboi me portën bosh, këtë herë fati ka qenë më City-n”.

“Dy golat e City-t kanë qenë një rastësi. Kanë fituar pa i merituar dy golat. Sipas mendimit tim, nuk kanë qenë të merituar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat