Thyen rekordin e klubeve angleze

Futboll

Thyen rekordin e klubeve angleze

Më: 5 maj 2021 Në ora: 13:13
Thyen rekordin e klubeve angleze

Guardiola është shumë pranë ëndrrës së tij më të madhe, atë të fitimit të Uefa Champions League me Manchester Cityn.

Spanjolli e ka fituar më parë këtë kompeticion me Barcelonën, megjithatë kritikët ja kanë dhënë meritën Mesit, Ksavit e Iniestës dhe kanë zbehur suksesin e Guardiolës. Sezoni 2020-2021 është mjaft pozitiv për Manchester Cityn që ka fituar Kupën e Anglisë dhe është duke u konfirmuar se kryesuesja e Premier Ligës.

Me fitoren e djeshme, “qytetarët” kanë thyer një rekord në historinë e futbollit anglez.

Në 7 ndeshjet e fundit, Manchester City ka siguruar 7 fitore, duke parakaluar kështu edhe Manchester United, i cili kishte arritur 6 fitore radhazi. Pavarësisht nëse City arrin ta fitojë trofeun më të rëndësishëm europian, Guardiola është favoriti kryesor për të fituar çmimin “Trajneri i Vitit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat