Rafael provokon

Futboll

Rafael provokon

Më: 5 maj 2021 Në ora: 14:44
Rafael provokon

PSG është eliminuar nga Champions League teksa humbi në dy ndeshjet e zhvilluara kundër Manchester City-t.

“Qytetarët” kanë arritur që të prekin finalen e kompeticionit më të rëndësishëm në Europë. Nga ana tjetër ka shkuar në shtëpi një prej ekipeve favorite për të triumfuar dhe për të ngritur lart trofeun.

Rafael da Silva, ish-mbrojtësi i Lionit dhe që sot luan te Bashkashehiri, ka zgjedhur që të provokojë kundërshtarët e vjetër.

“Kur Lioni nuk luan kundër Man City, le të shohim atë që ndodh”, shkruan Da Silva. Në këtë mënyrë është kujtuar eliminimi që i ka bërë Lioni në sezonin e shkuar ekipit të Man City..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat