Zbulon planin

Futboll

Zbulon planin

Më: 5 maj 2021 Në ora: 17:56
Zbulon planin

Futbolli europian, i ndikuar nga kriza e madhe financiare është në prag të një revolucioni të madh dhe po mendohen disa mënyra që mund të shtojnë spektaklin dhe të ardhurat në këtë industri.

Së fundmi në lidhje me këtë ka folur presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Ai shprehet se FIFA do aktivizoje limite në paga dhe vlera transferimesh, por gjithashtu mendon edhe ndryshimin e formulave të kampionateve vendas.

“Shkojmë me siguri në aktivizimin e kufirit të pagave dhe transferimeve, por edhe një limitim për numrin e lojtarëve në ekip. Gjithashtu ideja e Play-Off në ligat kombëtare europiane mund t’i bëjë këto kompeticione shumë më interesante”, u shpreh Infantino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat