Mount: Ne jemi solid

Futboll

Mount: Ne jemi solid

Më: 6 maj 2021 Në ora: 11:07
Mount: Ne jemi solid

Mason Mount i është përgjigjur Toni Kroosit, pas fitores së Chelseat kundër Real Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi mesfushori gjerman kishte thënë para ndeshjes se nuk ka kundërshtar në botë që e lë atë pa gjumë.

Mount dhe Timo Werner shënuan nga një herë për fitoren e Chelseat 2:0 kundër Realit në ndeshjen e kthimit në Stamford Bridge të mërkurën, duke ia siguruar të kaltërve kalimin në finale me rezultat të përgjithshëm 3:1.

Skuadra e Thomas Tuchel e mbizotëroi plotësisht Realin, veçanërisht në pjesën e dytë kur ka mundur të shënonte shumë herë, sikur mos të ishte për disa pritje mahnitëse të Thibaut Courtois.

Duke folur pas ndeshjes, mesfushori anglez e goditi mesfushorin e Realit, i cili kishte thënë para ndeshjes së asnjë kundërshtar nuk e kishte lënë pa gjumë gjatë karrierës së tij.

 “E pashë që njëri prej lojtarëve të tyre kishte thënë para ndeshjes se individualët nuk e lënë pa gjumë atë”, tha Mount për CBS Sports.

“Por si ekip, ata duhet të mbesin pa gjumë (duke menduar ) për ne si ekip. Ne japim shumë nga vetja, ne mbrohemi për jetën tonë. Ne jemi solid dhe duhet ta vazhdojmë kështu”, shtoi Mount.

Chelsea do të përballet me rivalin e Premierligës, Manchester City, në finalen e 29 majit në Stamboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat